Çfarë është riciklimi? Çfarë mund të riciklojmë?

Një nga metodat alternative për të mbrojtur burimet ekzistuese në natyrë, të cilat po shterojnë çdo ditë e më shumë është edhe riciklimi.

Lënda e parë e shumë produkteve që përdorim sot përfitohet nga burimet natyrore. Bashkë me rritjen e popullsisë kemi edhe rritjen e konsumit dhe kjo shkakton jo vetëm pakësimin e këtyre burimeve natyrore, por edhe zhdukjen e tyre. Për të mbrojtur këto burime, që në natyrë gjenden në sasi të kufizuar, është bërë e pashmangshme përdorimi i metodave alternative në prodhim. Një nga praktikat që ndiqet për këtë qëllim, është edhe riciklimi. 

Riciklimi është shndërrimi i mbetjeve të caktuara në lëndë të parë dytësore duke i përpunuar ato më parë me anë të proceseve të ndryshme fizike ose kimike dhe përfshirja e tyre sërish në procesin e prodhimit. 

Mbetjet si hekur, çelik, bakër, plumb, letër, plastikë, alumin, kauçuk, xham dhe të tjera të ngjashme me këto janë mbetje të riciklueshme. Gjithashtu të përshtatshme për riciklim janë edhe mbetjet elektronike, bateritë dhe vajrat. Përdorimi përsëri i këtyre mbetjeve duke i ricikluar ato parandalon shterimin e burimeve natyrore.    

Riciklimi i mbetjeve përveçse ruan rezervat natyrore, redukton edhe koston në sigurimin e lëndës së parë dhe sasinë e energjisë që harxhohet gjatë prodhimit. 

Një avantazh tjetër që ka riciklimi, është edhe pakësimi i sasisë së mbetjeve inerte që duhen eliminuar. Në këtë mënyrë reduktohet edhe dëmi që i shkaktojnë këto mbetje mjedisit jetësor, por kursehet edhe nga hapësira e depozitimit të tyre. 

Faza e parë e një riciklimi të shëndetshëm është ndarja e mbetjeve që në burim. Një rëndësi të madhe ka këtu mospërzierja e lëndëve të riciklueshme me mbetjet e tjera dhe përdorimi në mënyrën e duhur të kutive me ndarje që përdoren për grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme. 

Duke kontribuar në riciklim, ne mund të ndihmojmë në mbrojtjen e burimeve natyrore dhe në para

Trajtimi i materialeve plastike

Riciklimi i plastikës i referohet procesit të rikuperimit të mbeturinave plastike dhe ri-përpunimit të materialeve në produkte funksionale dhe të dobishme.Plastikat janë materiale të qëndrueshme, të lehta dhe të lira. Ato mund të formohen me lehtësi në produkte të ndryshme që gjejnë përdorime në një shumëllojshmëri aplikimesh. Si rezultat, prodhimi dhe përdorimi i plastikës janë rritur gjatë dekadave të fundit. Çdo vit, më shumë se 100 milion ton plastikë prodhohen anembanë globit. Rreth 200 bilionë kilogramë të materialeve të reja plastike prodhohen dhe paketohen në miliona pako dhe produkte. Rrjedhimisht, ripërdorimi, rikuperimi dhe riciklimi i plastikës janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

 Çfarë lloj plastikash janë të riciklueshme?

Ekzistojnë gjashtë lloje të zakonshme të plastikës. Në vijim janë disa produkte tipike që do të gjeni për çdo lloj plastike:

PS (polistiren) – Shembull: gotat e pijeve të nxehta,të kosit, enët plastike, kontejnerët.

PP (Polipropilen) – Shembull: kutitë e drekave, kontejnerët e ushqimit, kontejnerët e akulloreve.

LDPE (polietileni me dendësi të ulët) – Shembull: kazanët e mbeturinave dhe çantat.

PVC (chloride plastifikuar polyvinyl ose klorid polyvinyl) –Shembull: shishet e lëngjeve.

HDPE (polietileni me densitet të lartë) – Shembull: kutitë e shampove ose shishet e qumështit.

PET (polietileni tereftalat) – Shembull: shishet e lëngjeve të frutave dhe shishet e soft drinks.

RICIKLIMI I PLASTIKAVE TЁ PЁRDORURA

 Çfarë bëhet me plastikat?

Materialet plastike të riciklikuara duhet të vendosen në koshin e mbeturinave për t’u tërhequr më pas.

Materialet plastike të ricikluara tërhiqen nga koshi dhe ndahen. Është e rëndësishme që fillimisht të bëhet kategorizimi i plastikave sipas llojeve në mënyrë që të jetë më e lehtë për procesin e ndarjes.

Plastikat lahen, për të hequr papastërtitë siç janë etiketat dhe ngjitësit, dhe futen në proçesin e riciklimit.

Pas riciklimit, rripat e plastikës thahen dhe i nënshtrohen një testi të përshtatshëm pë të identifikuar cilësinë dhe dhe klasën e tyre.

Me plastikat e ricikluara, prodhohen produkte të reja siç janë:  orendi të ndryshme, shishe dhe qese të reja, etj.

KTHIMI I PLASTIKAVE JO TЁ RICIKLUESHME NЁ ENERGJI

 Çfarë bëhet me plastikat?

Materialet plastike jo të riciklueshme, duhet të vendosen në koshin e mbeturinave për t’u tërhequr më pas.

Materialet jo të riciklueshme merren dhe transportohen në impiantin e prodhimit të energjisë.

Në disa impiante të prodhimit të energjisë, materialet jo të riciklueshme përdoren si lëndë djegëse per të gjeneruar energji, në një tjeter impiant konvertimi materialet jo të riciklueshme përdoren për të gjeneruar lëndë djegvse si: naftë, vaj ose kimikate

Elektriciteti i prodhuar transmetohet nëpërmjet rrjetit nëpër, shtëpi, biznese etj.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).