Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Nënkryetarët

BASHKIM DARDHA

Nënkryetar i Bashkisë Klos

Z. Bashkim Dardha ka lindur më 12 Qershor 1972 në fshatin Fullqet, Bashkia Klos. Ka mbaruar arsimin e mesëm të përgjithshëm në gjimnazin “Shaban Çollaku” Klos me rezultate shumë të mira. Ka vijuar më tej studimet në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Universitetin e Tiranës në vitet 1992- 1996, ku është diplomuar me titull “ Mësues Fizike për Shkollat e Mesme”.

Menjëherë pas diplomimit nisi eksperiencën e tij si mësues i lëndës fizikë në shkollën 8 vjeçare “Rexhep Shira” Fullqet në Tetor të vitit 1996 deri në Shtator të vitit 1998, ku shfaqi aftësi shumë të mira në mësimdhënie, në të shpjeguarit tek të tjerët, oratorik, argumentues dhe bindës,

Në shtator 1998 u emërua si mësues i lëndës fizikë në shkollën e mesme“Shaban Çollaku” Klos deri në Shkurt të vitit 2014. U dallua për aftësi shumë të mira profesionale, komunikim shumë të mirë dhe respekt të ndërsjelltë me nxënësit dhe kolegët. Për këto arsye në muajin shkurt 2014 u emërua drejtor i kësaj shkolle deri në Tetor 2016, ku u dallua për aftësi shumë të mira organizuese, menaxhuese dhe drejtuese. Falë këtyre aftësive në Tetor 2016 deri në Nëntor 2017 ka mbajtur postin e Kryetarit të Partisë Socialiste, Dega Klos, e në vijim u emërua Përgjegjës i Sektorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike – Njësia Operative Burrel, post të cilin e mbajti deri në korrik të vitit 2023.

Falë këtyre eksperiencave Z. Bashkim Dardha ishte i gatshëm të jepte kontributin e tij në shërbim të banorëve të Bashkisë Klos ku u emërua Zv. Kryetar i Bashkisë Klos.

 

Gjatë gjithë karrierës së tij ka marrë pjesë në shumë trajnime formuese ku është vlerësuar me çertifikata vlerësimi.

 

Z. Bashkim Dardha është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.