Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Kryetari i Bashkisë Klos

Valbona Kola

Valbona Kola lindi më 09/06/1967 në fshatin Patin, Bashkia Klos. Ajo përfundoi studimet e larta, dega “Mjekësi” në Universitetin e Tiranës gjatë viteve 1985-1990. 

Pas studimeve u angazhua në Spitalin e Burrelit, “mjeke në stazh” në periudhën 1990-1991.  Pas periudhës së stazhit, Kola u punësua si mjeke familje dhe Drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Klos, përgjatë viteve 2007-2011.

Nga viti 2011 e deri në vitin 2015, Kola ka ushtruar profesionin e saj si mjeke familje në Qendrën Shëndetësore Klos. Ajo kandidoi për kryetar i Bashkisë Klos në vitin 2015 me besimin e Partisë Socialiste. Gjatë periudhës 2015-2023, Znj.Valbona Kola ka ushtruar profesionin “mjeke familje” dhe Drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Klos.

Kola mori besimin e qyterarëve të Klosit si këshilltare bashkiake ku u emërua edhe kryetare e Këshillit të Bashkisë Klos gjatë periudhës 2019-2023.

Njëkohësisht, Znj.Kola ka mbajtur pozicione të rëndësishme si; kryetare e Partisë Socialiste Klos, anëtare e Asamblesë Kombëtare, delegate në Kongresin  e PS, kryetare e FGS Bashkia Klos. Znj. Valbona Kola është e martuar dhe është nëna e dy fëmijëve, djem.

Nga Maj 2023, Znj. Valbona Kola është kryebashkiakja e Bashkisë Klos.

Kryebashkiakja e Bashkisë Klos, Valbona Kola paguhet me 125,000 lekë në muaj, paga bruto.

Deklarimi i pasurisë