Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Uncategorized

18 Korrik 1942 Krijimi i Çetës së Parë të Matit 

📍Sot më 18 korrik 2022, përkujtuam 80 vjetorin e formimit të Çetës së Parë Partizane të Matit, këtë ngjarje të rëndësishme historike të mbarë popullit të dy bashkive, Klos dhe Mat.

Ceremonia u zhvillua pranë Lapidarit të Klos -Katundit në nder të themeluesve të Çetës, ku morën pjesë; veteranë e pasardhës veteranësh, familjarë e të afërm të Dëshmorëve të atdheut si dhe zyrtar e qytetar të dy bashkive Klos e Mat.

18 Korrik 1942, Dita e Formimit të Çetës së Parë Partizane të Matit, si një vlerë e madhe atdhetare e patriotike, ndër të parat Çeta në Shqipëri🇦🇱

Krenar për çështje të mëdha siç është lufta për çlirimin e vendit nga okupatorët e huaj.

Lavdi aktit heroik të Dëshmorëve të LANÇ!

#histori#çeta_e_parë_e_matit#18korrik1942🇦🇱#Klos2022

Asfaltimi i rrugës Pleshë – Cërujë- Patin 

Sot me praninë e kryetarit të bashkisë inspektuam nga afër punimet për realizimin e një vepre madhështore të shumëpritur për banorët e fshatrave Pleshë, Cërujë e Patin.

Falë Bashkisë Klos ky investim madhor do të lehtësoje jetesën e rreth 2000 banorëve të tre fshatrave.

vetëm 6 muaj rruga do të jetë e aksesueshme për të gjithë përfituesit e saj.

#investime#infrastrukturë#rrugë#asfaltim#klos #2022

PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS

✅Jepi vetes mundësinë të përfitosh përvojë pune pranë institucioneve publike dhe private.

Nëse je 21-26 vjeç dhe ke përfunduar studimet e nivelit Bachelor, të ftojmë t’i bashkohesh Programit Kombëtar të Praktikave të Punës!

Periudha e zhvillimit të praktikës: 12 shtator – 12 dhjetor 2022

🗓Aplikimi është i hapur nga data 1 korrik – 31 korrik 2022

👉🏻Plotësoni formularin e aplikimit:
http://praktika.riniafemijet.gov.al

Mbyllëm sot Kampin Veror Klos 2022, një ditë feste për të gjithë fëmijët e Klosit.

Një kamp veror i mbushur plot me aktivitete edukative, punë kreative, argëtim, lojëra e kërcime.🤾‍♀️💃👫👭

Gjatë aktivitetit në këtë ditë të fundit, përmes një kolazhi me foto përjetuam të gjithë emocionet që fëmijët kanë kaluar gjatë javës.

Faleminderit të gjithë fëmijëve që i dhanë gjallëri qytetit, në këtë ditë feste!🌞🌸🌼

Faleminderit organizatorëve, stafit të bashkisë dhe partnerëve të projektit.

Caritas Dioqezan Rrëshen

VIS Albania

#summercamp#Klos2022

Sot në ambjentet e bujtinës “Çeliku” pjesë e rrjetit të ri agroturistik të Shqipërisë, ku familja Çeliku me përkrahjen e qeverisë përmes programeve të AZHBR, po zhvillon aktivitetin e saj në agroturizëm.

Produkte bio dhe vera e veçantë nga prodhimet e vreshtës së bujtinës, janë asete të çmuara të menusë së bujtinës “Çeliku”. 🛏🥗🥙🥘🍲🌳.

Bujtina “Çeliku” është një pikë strategjike pushimi, nga ku mund të pushoni e të vizitoni të gjitha atraksionet natyrore që ka zona përreth, duke vazhduar nga Liqenet e Balgjaj, kullat karakteristike të zonës, e shumë atraksione të tjera.🌳🏠⛰

Së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera, shoqatave dhe medias në një aktivitet të organizuar nga Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale, ndamë eksperincën e rrjetit të aktorëve të turizmit në Qarkun Dibër, modeli i krijimit të Organizatave të menaxhimit të Destinacioneve (DMO), në nivel rajonal.

#turizem#agroturizem#destinacione#natyra#bujtina

Riparimi i kanaleve vaditëse

Bashkia Klos prej dy muajsh ka bërë një punë intensive për riparimin e kanaleve vaditëse në të gjithë territorin e saj.

Kanë përfunduar dhe janë vënë në funksion për vaditjen e tokave bujqësore kanalet vaditëse të këtyre fshatrave👇

📍 Riparimi dhe vënia në funksion e Kanalit të poshtëm të Fullqetit, dhe kanalit Xhabzës.

📍 Riparimi dhe vënia në funksion të kanalit vaditës të Darsit.

📍Investim në kanalin vaditës të fshatit Cerujë.

📍Drejt përfundimit kanalet vaditëse në fshatin Patin.

📍Vënia në funksion e kanalit vaditës të Fshatit Fshat.

📍Vënia në funksion e kanalit vaditës të fshatit Klos- Katund.

📍 Vënia në funksion të plotë i kanalit vaditës në fshatin Xibër Murrize.

📍Vënia në funksion të plotë të kanaleve vaditëse të fshatrave Guri i Bardh – Shkallë.

📍Drejt përfundimit vënia në funksion e kanalit vaditës të fshatit Xibër Hane e Ketë.

📍Vënia në funksion e kanaleve vaditëse në fshatrat Suç, Kujtim, Kurdari, Skënderaj të Njësisë Administrative Suç.

📍 Riparimi dhe vënia në funksion të kanaleve vaditëse të fshatrave Dom dhe Rripë.

📍 Riparimi dhe vënia në funksion e kanaleve vaditëse në fshatrat Gurrë e Madhe dhe Gurrë e Vogël.

♦️ Në vendet ku do të shfaqen problematika do të bëhet e mundur ndërhyje deri në zgjidhjen e problemit nga ana e bashkisë.

#Punë_Kudo✅

Shulbatra me ujësjellës të ri!

Më në fund pas shumë vitesh banorët e fshatit Shulbatër të Njësisë Administrative Gurrë do të kenë ujë të pijshëm 24h. 💧

Falë këtij investimi nga Bashkia Klos, po bëhet i mundur furnizimi me ujë të pijshëm për rreth 50 familje të fshatit Shulbatër.

Puna ka nisur prej një muaji e pritet të përfundojë për pak ditë. 👷🏻‍♂️

#Gjithmonë_në_përmbushje_të_nevojave_tuaja

#pune_kudo✅

#ujësjellës#investime#bashkiaklos #2022

NJOFTIM!

Bazuar në Urdhërin nr.124, datë 23.03.2022 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Influencës Aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”, të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkia Klos ju informon se:

  • Ndalohet shitja dhe tregtimi i shpendëve të gjalla në mjedise të hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla.
  • Ndalohet lëvizja e shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla.
  • Lejohen lëvizjet e shpendëve të gjallë vetëm për në thertore, me dokumentacionin e parashikuar sipas legjislacionit në fuqi.

Gjithashtu lutemi të kontaktoni Shërbimin Veterinar (AKVMB) për ta njoftuar për çdo rast të:- Kafshë/ shpendë të sëmurë/ oborresh, zbukurimi e të egra.- Lëvizjen e kafshëve/ shpendëve për në fermën/banesën tuaj.- Nevojën e matrikullimit, regjistrimit të kafshëve/ shpendëve tuaja( gjedh, dhen, dhi, derra e shpendë).

Personat e kontaktit nga Sektori i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Dibër, janë si vijon:

1. Bilbil Hoxha -0682518440 / Përgjegjës i Sektorit Veterinar

2. Fitim Majmari – 0684132021/ Specialist

3. Osman Xhili- 0682697111/ Specialist

4. Mustafa Horeshka- 0682972668/Specialist