Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Uncategorized

Bujtina “Te Mulliri”, Guri i Bardhë 

🏠Sot në ambjentet e bujtinës “Te Mulliri” pjesë e rrjetit të ri agroturistik të Shqipërisë, ku familja Hysa me përkrahjen e qeverisë përmes programeve të AZHBR, po zhvillon aktivitetin e saj në agroturizëm.

Produktet bio të zonës janë asete të çmuara të menusë së bujtinës “Te Mulliri”, karakteristike të fshatit Guri Bardh. Shërbimi ofrohet nga vetë familjarët e bujtinës si dhe banorë të zonë. 🛏🥗🥙🥘🍲🌳.

Bujtina “Te Mulliri” është një pikë strategjike pushimi, nga ku mund të pushoni e të vizitoni të gjitha atraksionet natyrore që ka zona përreth, duke vazhduar nga Gurrat e Gurit Bardh, për të vijuar më tej me Gujën si dhe Kalanë e Petralbës e shumë atraksione të tjera.🌳🏠⛰

Bujtina “Te Mulliri”📍

#turizem#agroturizem#destinacione#natyra

Tetori Rozë

Nisim sot me aktivitetet sensibilizuese në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

#Shërbimi social pranë Bashkisë Klos realizoi një nismë simbolike për vendosjen e fjongos rozë te punonjësit administratës së bashkisë dhe njësitë administrative, duke na rikujtuar rëndësinë e diagnostifikimit të hershëm të sëmundjes.

Aktivitetet sensibilizuese do të vijojnë gjatë gjithë muajit tetor. 🎀

#bashkiaklos#bashkemundemi#TetoriRoze

Lajm i mirë

Falë një investimi të Qeverisë Shqiptare, ka nisur ndërtimi i urës në hyrje të qytetit Klos.

Një urë me standarte bashkëkohore, e cila do t’ju shërbejë si këmbësoreve dhe automjeteve me hapësira të dedikuara.

#FSHZH#infrastrukture

***Tradita vazhdon me, Edicionin e 3- të Fest Folk 2022

🔶Në ditën e fundit të shtatorit dhe atë të parën e tetorit, u zhvillua në qytetin e Klosit Panairi dhe Fest-Folk Klosi 2022.

Kaluam së bashku momente të bukura duke promovuar kështu produktet bio të zonës dhe vlerat artistiko-kulturore të saj. Dhuruam sado pak lumturi në sytë e fëmijëve, duke sjellë për herë të parë për ta 🔶 Teatrin e Kukullave.

📌Festa e Birrës mbylli ditën e djeshme për të kulmuar sot me,

🔶Edicionin e 3- të të Fest Folkut✅

Faleminderit grupeve pjesëmarrëse në Festival!

Faleminderit të gjithë ju të ftuar që na nderuat me praninë tuaj🙏

Faleminderime për stafin e bashkisë për të gjithë angazhimin dhe punën e palodhshme🙏

Ky është Klosi, qyteti i vlerave të mëdha❤️

Shihemi në evenimente të tjera të bukura!

Ju mirëpresim!

 “PANAIRI “VJESHTË NË KLOS 2022”

👉Jeni fermerë, agropërpunues, artizan apo tregtar të prodhimeve vendase bio, bëhuni pjesë e panairit më madhështor që do të zhvillohet këtë fund muaji me 30 shtator në Klos.🗓

Produktet bio të zonës si fruta e perime🍅🥦🍎punime artizanale, prodhime e gatime tradicionale të zonës, e shumë të tjera, do të jenë pjesë e panairit për të gjithë vizitorët.

👉Për të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Panairit na kontaktoni në adresën e emailit bujqesia.bashkiaklos@hotmail.com 📩

#Rinia/ Lajm i mirë për të rinjtë e Klosit

🔈Së shpejti të rinjtë e Klosit për herë të parë do të kenë një vend ku mund të bashkëndajnë kohën e lirë së bashku. ✅

Sot në takimin e zhvilluar me të rinjtë u prezantua projekti për ngritjen e një qendre multifunksionale në shërbim të tyre, i financuar nga BE🇪🇺

📍Qendra do të jetë multifunksionale, kryesisht me aktivitete edukative dhe argëtuese lidhur me rininë. Kjo Qendër do të shërbejë si një pikë takimi për të rinjtë ku ata mund të zhvillojnë talentet dhe interesat e tyre, të kalojnë kohën e lirë, të trajnohen dhe të marrin pjesë në aktivitete edukative, duke shmangur përfshirjen e tyre nga përdorimi subastancave narkotike.

#Rinia#prioritet#e_ardhmja

NJOFTIM PËR PËRFITIM BURSE *** për nxënësit e Arsimit Parauniversitar.

📌 Bashkia Klos në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave njofton të gjithë NXËNËSIT e viteve të para të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike profesionale, të depozitojnë dokumentacionin pranë Sektorit të Turizmit, Arsimit, Kulturës, Sportit dhe Rinisë në Bashkinë Klos, për të PËRFITUAR BURSËN për vitin shkollor 2022-2023.

📑Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda datës 18.11.2022⏰

Dokumentat për aplikim do ti gjeni si mëposhtë👇

1- Kërkesë me shkrim nga kryefamiljari drejtuar Këshilli Bashkiak Klos.

2- Deklaratë e të ardhurave.

3- Certifikatë familjare.

4- Vërtetim banimi.

5- Vërtetim nga zyra e ndihmës ekonomike për trajtim ose jo të familjes me ndihmë ekonomike, lloji dhe masa e ndihmës.

6- Vërtetim nga zyra e punës për çdo pjesëtar mbi 18 vjeç.

7- Vërtetim për çdo pjesëtar të familjes 18 vjeçar nëse ushtron aktivitet tregtar.

8- Vërtetim nga dega e sigurimeve shoqërore të rrethit për pjesëtarët e familjes që marrin pension.

9- Vërtetim nga shkolla për regjistrimin e nxënësit që aplikon për bursë.

10- Fotokopje e dëftesës bashkë me listën e notave ( e noterizuar).

11- Vërtetim notash ose fotokopje e dëftesës nëse është ekselent me notë mesatare 9, nëse jo nuk është e nevojshme.

SUKSESE🙌

LAJM I MIRË Nis fillimi i procedurave për regjistrimin e tokave bujqësore për banorët e fshatit Suç.

📝Nisim sot një proces të rëndësishëm dhe të shumëpritur për banorët e fshatit Suç, të cilët u njohën me fillimin e procedurave për regjistrimin e tokave të tyre bujqësore.

📌Në takimin e zhvilluar nga Kryetari i Bashkisë Z.Ilmi Hoxha me banorët e fshatit Suç, u diskutua rreth këtij procesi kaq të rëndësishëm, i cili do të mundësojë hartën kadastrale nëpërmjet së cilës krijohet mundësia e regjistrimit të AMTP-ve të tokave të tyre bujqësore.