Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Uncategorized

Të rinjtë të parët

Këtë fundjavë, të rinjtë e qytetit të Klosit u bënë pjesë e një trajnimi angazhues dhe produktiv me tematikë Paqen, të realizuar nga Rrjeti i Organizatave “Zëri i të Rinjve”🕊️

Në trajnim u trajnuan çështje të Paqes, sigurisë, bullizimit, gjithëpërfshirjes, gjuhës së urrejtjes, diskriminimit dhe Edukimit Bashkemoshatar në shërbim të promovimit të Paqes dhe sjelljeve pozitive në shoqëri.

🙌🏻

Ky aktivitet mbështetet nga projekti ”Fuqizimi i rolit të të rinjve për promovimin e mirëkuptimit reciprok, narrativës konstruktive, respektit për diversitetin dhe rritjes së besimit në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Kosovë, i cili zbatohet nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, UNFPA dhe UNDP, me financim të Fondit së Kombeve të Bashkuara për Paqen.

Bashkia që duam🙏💪🙏

Nisja e asfaltimit të rrugës Pleshë – Patin – Cerujë

Pas shumë vitesh pritje, ka nisur sot asfaltimi i rrugës Pleshë – Cërujë- Patin 🚛🚚👷🏻‍♂️

Po punojmë pa ndërprerje për realizimin e kësaj vepre madhështore e të shumëpritur për banorët e fshatrave Pleshë- Cërujë-Patin!

Vetëm për pak kohë rruga do të jetë e aksesueshme për të gjithë përfituesit e saj.

Bëjmë çfarë themi, themi çfarë bëjmë!

PREMTIM I MBAJTUR✅

#investime#infrastrukturë#rrugë#asfaltim#klos #2022

Ftesë për “Festivalin e Këngës për fëmijë” Klos

Ku ka fëmijë ka festë🥰

Bashkia Klos, ka kënaqësinë t’Ju ftojë në Edicionin e I-rë të “Festivalit të Këngës për Fëmijë Klos”, më 23 Nëntor 2022, ora 10:00!

Ky eveniment organizohet për herë të parë në Qytetin e Klosit, ndaj do të dëshironim të festonim të gjithë së bashku

Ju mirëpresim

Rehabilitimi i segmentit rrugor i fshatit Bel

Sot, në një tjetër segment rrugor mjaft problematik, në rrugën kryesore të fshatit BEL, ku njësoj si në fshatrat Bërshi e Dars, rruga po rehabilitohet me rërë Bituminoze.

Qytetarët mbeten prioriteti ynë!

Në punë përditë!

Bashkia Klos rishpall thirrjen publike për anëtarësimin në Këshillin Vendor të Rinisë

🗣️Njoftim i rëndësishëm!

👉Bashkia Klos rishpall thirrjen publike për anëtarësimin në Këshillin Vendor të Rinisë.

👉Këshilli do të përbëhet nga Kryetari i Bashkisë, përfaqësuesi i rinisë në institucionin e bashkisë dhe 6 të rinj, përzgjedhja e të cilëve do të bëhet nga grupi i punës përgjegjës, i ngritur pranë Bashkisë Klos duke u bazuar në kriteret dhe procedurat që parashikon ligji.

👇Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

🔸Kandidatët duhet të jenë banorë të Bashkisë Klos dhe në moshën prej 15 deri 29 vjeç.

👉Të interesuarit duhet të paraqesin këto dokumenta:

🔸Kërkesë me shkrim, ku të shprehë interesin për aplikim.

🔸Jetëshkrim

🔸Fotokopje e dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit.

🔸Vërtetim të gjendjes gjyqësore.

🔸Vetëdeklarim lidhur me shmangien e konfliktit të interesave.

🔸Referenca nga të paktën 2 (dy) bashkëpunëtorë të mëparshëm.

👉Të rinjtë e interesuar apo përfaqësuesit e organizatave rinore duhet të paraqesin aplikimin e tyre me dokumentat përkatës në adresën 📍Zyra e Arsimit, kati III m, Bashkia Klos, brenda afatit 14-30 Nëntor 2022.

👉Shqyrtimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet brenda 10 ditëve (01 Dhjetor – 10 Dhjetor)kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve.

Njoftimi i fituesve do të publikohet në faqen zyrtare të Bashkisë Klos , në mjediset e bashkisë dhe në median sociale zyrtare.

Suksese dhe faleminderit!😊

Bora Muzhaqi💪

Festivali i Këngës për Fëmijë”, Edicioni I-rë

Të lumtur që për herë të parë, në qytetin e Klosit, do të organizohet “Festivali i Këngës për Fëmijë”, Edicioni I-rë🙈👏💪🙈

Kjo është një ngjarje kulturore e cila nuk është thjeshtë një festë fëmijësh e një garë e këngëve për ta, por edhe një mundesi për të treguar mikpritjen e qytetit tonë dhe ndjeshmërinë e theksuar ndaj artit, ndaj shënojeni në kalendarin tuaj këtë datë dhe ejani të festojmë së bashku!🥰🥰

Ju mirëpresim🙏

#artkulturë

#klos2022

#FëmijëtTëParët🥰.

Aplikim për programin e strehimit “ Subvecionim i Qirasë”

PËRKUJDESJE➡️

Bashkia klos, hap fazën e aplikimeve për programin e strehimit “ Subvecionim i Qirasë”, për vitin 2023, për të gjitha familjet të cilat jetojnë me qira dhe kanë të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar qiranë.

Në fazën e parë të aplikimeve, çdo qytetar i cili kërkon ti subvecionohet qiraja duhet të paraqesë pranë Bashkisë Klos kërkesën, bashkëlidhur së cilës kërkohen dokumentat si më poshtë:

1. Fotokopje e kartës së identitetit

2. Certifikatë familjare;

3. Vërtetim të ardhurash ( vërtetim page)/pensioni/ pagesë paaftësie / vërtetim papunësie për secilin anëtare të familjes mbi 18 vjeç;

4. Vërtetim që nuk ka pronë (banesë);

5. Vërtetim vendbanimi;

6. Pranë zyrës së Sektorit të Kujdesit Social të plotësojë formularin e vetëdeklarimit.

Thirrja do të jetë e hapur për aplikime nga data 03.11.2022 deri me datë 22.11.2022.

Aplikantët të cilët do të shpallen fitues nga komisioni i strehimit do të njoftohen që të depozitojnë pranë Bashkisë Klos kontratën e qirasë brenda muajit dhjetor të këtij viti.

Përparësi në subvencionimin e qirasë por pa u kufizuar në to, kanë kategoritë e përcaktuara në ligjin 22/2018 “Për strehimin social” si më poshtë:

a) individët me statusin e jetimit;

b) personat me aftësi të kufizuara;

c) të moshuarit;

ç) invalidët e punës;

d) familjet e policëve të rënë në detyrë;

dh) emigrantët e rikthyer;

e) punëtori emigrant;

ë) azilkërkuesit;

f) familjet e komunitetit rom;

g) familjet e komunitetit egjiptian;

gj) Viktimat e dhunës në familje;

h) viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit;

i) prindërit e vetëm, që kanë në ngarkim fëmijë;

Shënim:

Lutemi për respektim të kritereve dhe afateve!

Familjet në nevojë të parët🙏

Më shumë vëmendje e përkujdes për qytetaret💪🙏💪

Njoftim për dëgjesë publike

Qëllimi i takimit: Dëgjesë publike për Buxhetin dhe Paketën Fiskale të vitit 2023.

Të nderuar qytetarë të Bashkisë Klos,

Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore” , të ligjit nr.146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsutlimin Publik”, të ligjit nr.9936, datë 26.06.2008, “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.68/2017, “Për financat e Vetëqeverisjes Vendore, të Udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”, nr.9 datë 20.03.2018, “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”, ju njoftojmë se dëgjesat publike për Buxhetin dhe Paketën Fiskale të vitit 2023 do të bëhen sipas grafikut të mëposhtëm:

  • Me datë 26.10.2022, ora 15:00, do të zhvillohet dëgjesa publike në Njësinë Administrative Gurrë.
  • Me datë 26.10.2022, ora 17:00, do të zhvillohet dëgjesa publike në Njësinë Administrative Suç.
  • Me datë 31.10.2022, ora 10:00, do të zhvillohet dëgjesa publike në Njësinë Administrative Xibër.
  • Me datë 31.10.2022, ora 14:00, do të zhvillohet dëgjesa publike në Njësinë Administrative Klos.

Jeni të ftuar të bëheni pjesë e dëgjesave publike për Buxhetin dhe Paketën Fiskale 2023 për të garantuar një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.