Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Uncategorized

Midis ekselentësh! Bashkia Klos shpërblen financiarisht nxënësit më të mirë

Për të dytin vit radhazi Bashkia Klos ka shpërblyer financiarisht nxënësit ekselentë me një vlerë monetare prej 5 000 lekë të reja.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga Bashkia Klos, kryetari Ilmi Hoxha përgëzoi për notat e larta 26 nxënësit ekselentë, të cilët ishin të shoqëruar në këtë aktivitet të rëndësishëm nga prindërit dhe mësuesit e tyre.

Kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha u shpreh me krenari për nxënësit e përzgjedhur duke uruar që vitin tjetër numri i të përzgjedhurëve të jetë dyfishuar duke premtuar edhe shpërblim me vlerë monetare më të lartë.

“Mirënjohës për arritjen e këtyre nxënësve të cilët me punën dhe vullnetin e tyre, janë një model dhe vlerë e shtuar për bashkëmoshatarët dhe të gjithë komunitetin…”- u shpreh kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha.

Postimi në Facebook:

Midis ekselentësh!

Për të dytin vit radhazi shpërblyem nxënësit më të mirë me një bonus financiar prej 5 000 lekësh të reja.

I lumtur ti përgëzoja për notat e shkëlqyera dhe vullnetin e palodhur në mësime.

Për secilin prej tyre ndamë një shpërblim simbolik si një shtysë për rezultate maksimale në të ardhmen.

Mirënjohës për arritjen e këtyre nxënësve të cilët me punën dhe vullnetin e tyre, janë një model dhe vlerë e shtuar për bashkëmoshatarët dhe të gjithë komunitetin.

Përkujtohet 80 vjetori i aksionit të Çetës Partizane të Matit në Xhere të Çelës!

Ky aktivitet i zhvilluar për herë të parë nga Bashkia Klos, nderoi dy dëshmorët e rënë për liri në “Xhere të Çelës”, kundër pushtuesve fashistë, Shaban Likën dhe Shaban Hoxhën.

Të pranishëm në këtë aktivitet përkujtimor ishin përfaqësues të institucioneve vendore dhe familjarët e dëshmorëve të Atdheut.

Mirënjohje dhe përulje për të gjithë Dëshmorët e Atdheut🇦🇱🇦🇱

🌲“Një fidan për vete dhe brezat e ardhshëm” 🌳

📌Në kuadër të muajit dhjetor si muaji i pyllëzimit, Bashkia Klos në bashkëpunim me AKP Agjencia Kombëtare e Pyjeve realizoi mbjelljen e 7️⃣0️⃣0️⃣ fidanave pyjorë në territorin e saj, e më së shumti në një pjesë të dëmtuar nga zjarri në zonën pyjore #Balgjaj.🌲🌳
👉Aksionit të mbjelljes së fidanëve pyjorë iu bashkua edhe Kryetari i Bashkisë së bashku me Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve.
📌Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe nxënës të shkollës së mesme “Shaban Çollaku”, Klos si dhe një grup specialistësh pyjesh tashmë në pension duke ndarë me të pranishmit eksperiencën e tyre shumëvjeçare në prag dhe të 100 vjetorit të shërbimit pyjor!

Bashkia Klos

Agjencia Kombëtare e Pyjeve

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Së shpejti, një kënd lojrash në Klos

Projekti “Hapat e parë: Mbështetje për mjedisin, pjesëmarrjen dhe sportin në Bashkinë Klos” u prezantua në këtë qytet, si një nga 13 projektet fituese në thirrjen e dytë të #BEpërBashkitë.

Nëpërmjet këtij projekti, Bashkia Klos do të ndërtojë një kënd të ri lojrash për fëmijët dhe për të rinjtë. Gjithashtu do të organizohen një seri aktivitetesh edukative dhe sportive.

Në fjalën e tij hapëse, Kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha nënvizoi se të rinjtë dhe krijimi i kushteve dhe mundësive më të mira për ta, mbetet një prioritet i bashkisë, ndërkohë që falenderoi ekipin e projektit #BEpërBashkitë për mbështetjen e vazhdueshme përgjatë fazave të ndryshme të aplikimit.

Gjithashtu Z. Hoxha nënvizoi se Bashkia Klos vazhdon të investojë në forcimin e kapaciteteve dhe ngritjen e strukturave, si një parakusht për përthithjen dhe menaxhimin e fondeve të BE-së dhe donatorëve të tjerë.

#BEpërBashkitë.

#euformunicipality

Ngjarja sportive e vitit për rininë

Kryetari i Bashkisë z. Ilmi Hoxha, shoqëroj dhe ndoqi sot nga afër, të rinjtë energjik të Klosit dhe të gjithë Shqipërisë në stadiumin “Air Albania”, në ngjarjen më të bukur sportive të vitit për rininë, e cila do të pasohet me Tiranën kryeqytet të sportit vitin e ardhshem.

Rinia e para!

#EkipetSportive🎽

#SportiNëShkolla

#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱

#TëBashkuarJoTëNdarë🫶

#bashkiaklos

#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️

STOP DHUNËS ME BAZË GJINORE

Gjatë këtyre ditëve, në kuadër të fushatës, “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, në bashkëpunim me punonjëset e rrobaqepësisë Klos dhe shkollën 9- vjeçare “Tahir Hoxha”, Klos, nxënësit e së cilës ju bashkuan edhe një marshimi në qytet, kemi zhvilluar aktivitete të shumta sensibilizuese🎗

Bashkë ja dalim💪💪

#bashkëjemimëtëforta

#stopdhuna

#sektorisocial

#bashkiaklos

“Festivali i Kënges për Fëmije”, Klos, Edicioni i I-parë, tradita e bukur që nisi sot rrugetimin e saj!

Të lumtur për momentet e bukura që dhuruam e shijuam sot të gjithë së bashku🙏🙏

Të lumtur që sollëm për herë të parë në qytetin e Klosit, Edicionin e I-parë të Festivalit të Këngës për Fëmijë👉Me pjesëmarrjen e artistëve të vegjël të Klosit🙏

Të lumtur që prezente patëm Zv\Kryeministren, Znj.Belinda Balluku, e cila u bë pjesë e ndarjes së çmimeve për fituesit. Nuk munguan dhe dhuratat simbolike nga ana e saj për fëmijët🙏🙏

Të lumtur për çastet e gëzimit, hares, muzikës, emocioneve të garës që përjetuam sot në festivalin që shpalosi vlera e talente të shumtë që Klosi mbart.

Në evente të tjera u takofshim🙏