Bashkia Klos,falë mbështetjes së prefekturës shpërndanë ndihma per qytetaret

Bashkia Klos, falë mbështetjes edhe të Prefekturës së Qarkut Dibër ka siguruar për qytetarët e saj, të dëmtuar nga tërmeti i disa ditëve më parë, ndihma të ndryshme,duke kontribuar kështu në përmirësimin e gjendjes së seciles prej familjeve të prekura.
Njësitë Administrative, nga ana e tyre janë angazhuar maksimalisht që asnjëra prej këtyre familjeve të mos mbetet vetëm e pa përkrahje në ditë të vështira e në nevojë.

Bashkia Klos organizoj sot Festivalin Folklorik Kombëtar “Fest Folk Klosi 2019”

Bashkia Klos organizoj sot Festivalin Folklorik Kombëtar “Fest Folk Klosi 2019”, duke u dhuruar kështu banorëve të këtij qyteti një ditë plot këngë e valle.

Përformuan në këtë aktivitet grupe nga të gjitha trevat Shqiptare për të cilat në fund të festivalit u dhanë edhe çmime të ndryshme.

Nuk munguan për realizimin e këtij aktiviteti edhe bashkëpunimet me emra e subjekte të shumta,dashamirës të këngës e valles.

Folku është vlerë dhe vlerat duhen gjithmonë të ruhen, mbrohen e promovohen dhe kjo më së shumti është detyrë e institucioneve.

Sot, Bashkia Klos në bashkëpunim me Institucionet e Arsimit, Shëndetësisë, si dhe komunitetit ndërmorën nje aksion për pastrimin e territorit nga mbetjet. Aksioni u mbështet nga të gjithë punonjësit e këtyre institucioneve dhe nga shumë qytetarë të Bashkise Klos.