Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia Klos

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME

Zona gjeografike

Bashkia Klos ndodhet në zonën Verilindore të Shqipërisë dhe është pjesë e Qarkut Dibër, së bashku me 3 bashki të tjera: Dibër, Mat dhe Bulqizë. Ajo kufizohet në Jugperëndim me Bashkinë e Tiranës, në Veriperëndim me Bashkinë e  Matit, në Lindje me Bashkinë e Bulqizës dhe në Verilindje me Bashkinë e Dibrës.

Popullsia

Popullsia e bashkisë sipas regjistrimit të bërë nga censusi i 2011 ishte rreth 16, 618 banorë, ndërsa sipas regjistrit civil ishte 20, 821 banorë me një dendësi prej 78 banorë për km2 .

Bujqësia dhe infrastruktura:

Zona bujqësore është pjellore dhe aktiviteti bujqësor është rigjallëruar gjatë viteve të fundit . Infrastruktura e Bashkisë është përmisuar  gjatë dy dekadave të fundit falë investimeve të shumta ndërkufitare por emigrimi ka larguar nga zona pjesën më të madhe të popullsisë , vecanërisht të rinjtë, duke lënë pas njerëz të moshuar.

Të dhëna të tjera: Një pjesë e mirë e sipërfaqes është zonë fushore që përbëhet nga lugina e Matit me kullota që variojnë nga 240 metra në 600 metra mbi nivelin e detit. Klosi është dhe mbetet një nyje që lidh Dibrën me Tiranën. Lëvizjet demografike të popullsisë drejt zonave urbane, karakteristike për rajonin e Dibrës, vihen re dhe në Klos.
Degët kryesore të ekonomisë janë bujqësia, ku klima e favorshme lejon kultivimin e të gjitha bimëve e drufrutorëve, blegtoria dhe shërbimet. Klosi është i pasur me burime të shumta natyrore, tokësore dhe nëntokësore. Pyjet dhe kullotat komunale zënë një sipërfaqe të konsiderueshme, ku përveç lëndës drusore, ka edhe mjaft bimë mjekësore. Një tjetër burim kryesor të ardhurash për banorët e këtij rajoni përbën edhe turizmi malor dhe historik, si dhe industria e mineralit të kromit në minierat private të Cërujës.

 

Adresa : Rr.”Jaho Hoxha”, Ndërtesa nr.4, Hyrja nr.2, 8002, Klos-Shqipëri