TË DHËNA TË PËRGJITHSHME

                                        

  • Zona gjeografike

Bashkia klos gjendet në pjesën qëndrore-malore të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet në lindjeme bashkitë  Bulqizë dhe Dibër , në veri me  bashkinë Mat , në jug me bashkinë Tiranë , në perendim me bashkitë  Mat,  Krujë  dhe Tiranë. Bashkia ka një siperfaqe prej 258 km2 , sipërfaqja e tokës bujqësore është 7,897 ha, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga pyje,kullota, lëndina, kreshta, etj. Territori I bashkisë përshkrohet nga lumi Mat.

Bashkia klos përbëhet nga katër njësi administrative si NJA Klos,  NJA Suç, NJA Gurrë , NJA Xibër.

  • Popullsia

Popullsia e bashkisë sipas regjistrimit të bërë nga censusi ishte rreth 21  mijëbanorë,  me një dendësi prej 78 banorë për km2.

  • Bujqësia dhe infrastruktura:

Zona bujqësore është pjellore dhe aktiviteti bujqësor është rigjallëruar gjatë viteve të fundit . Infrastruktura e Bashkisë është përmisuar  gjatë dy dekadave të fundit falë investimeve të shumta ndërkufitare por emigrimi ka larguar nga zona pjesën më të madhe të popullsisë , vecanërisht të rinjtë, duke lënë pas njerëz të moshuar.